Rinis konflikti/ Talibanët sulmojnë pikën e kontrollit në Afganistan, mbi 14 viktima Talibanët

Rinis konflikti/ Talibanët sulmojnë pikën e kontrollit në Afganistan, mbi 14 viktima

16:52, 29/05/2020

Ka rinisur sërish konflikti, ku një sulm ka ndodhur në një pikë kontrolli në Agfanistan, ku për pasojë 14 persona janë vrarë, ka njpftuar Ministria e Mbrojtjes.

Pas kësaj talibanët morën përgjegjësinë për sulmin në provincën Paktia, duke e quajtur atë një “veprim mbrojtës”, por nuk dhanë më shumë sqarime.

Javid Faisal, zëdhënës i zyrës së këshilltarit për sigurinë kombëtare në Afganistan, tha se përkundër përplasjeve sporadike, një armëpushim i shpallur gjatë festës së Fitër Bajramit, do të vazhdojë.

Talibanët akuzuan qeverinë afgane për vrasjen e disa civilëve gjatë një sulmi ajror të mërkurën. Qeveria tha se shënjestra ishin luftëtarët talibanë.

Ndërkohë, disa përfaqësues të talibanëve kanë qëndruar në Kabul për të diskutuar me qeverinë afgane për shkëmbimin e të burgosurve.

Qeveria afgane ka liruar 2,000 të burgosur talibanë që nga nënshkrimi i një marrëveshje paqeje midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve më 29 shkurt. Talibanët kanë liruar 347 robër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco