Rusia po ndërton një bombardues të aftë të mbajë armë hipersonike

Rusia po ndërton një bombardues të aftë të mbajë armë hipersonike

20:25, 26/05/2020

Rusia thuhet se ka filluar punën për një bombardues të aftë të mbajë armë hipersonike.

Avioni, i cili po quhet PAK DA, synon të garojë me bombarduesin B-2 të Shteteve të Bashkuara, raporton FoxNews.

Aktualisht bombarduesi është në fazën e tij prototip dhe është vendosur të përfundojë vitin e ardhshëm, raporton agjensia e lajmeve TASS e Rusisë.

Pasi të përfundojë, avioni do të jetë në gjendje të operojë me një grup armësh të përparuar, duke përfshirë raketa, bomba dhe armë hipersonike, shtoi Reuters, duke cituar TASS.

Ky nuk është ‘luftëtari i parë i fshehtë’ që Rusia ka zhvilluar.

Sukhoi-57 e ushtrisë ruse hyri në shërbim në 2010, por nuk është prodhuar masivisht, raporton Reuters.

Kina gjithashtu raportohet se po zhvillon ‘luftëtarin’ e saj të fshehtë gjithashtu - Xian H-20.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco