Ngec procesi gyqësor ndaj Salvinit/ Senati nuk miraton kërkesën e prokurorisë

Ngec procesi gyqësor ndaj Salvinit/ Senati nuk miraton kërkesën e prokurorisë

17:23, 26/05/2020

Ditën e sotme, Komisioni i imuniteteve në Dhomën e Senatit në Parlamentin Italian, ka votuar kundër heqjes së imunitetit të senatorit, për liderin e Partisë Lidhja, Matteo Salvini.

Heqja e imunitetit të mandatit të senatorit kishte ardhur me kërkesë të Prokurorisë së Palermos e cila kërkon nisjen e një procesi gjyqësor ndaj Matteo Salvinit në kohën kur ishte ministër i Brendshëm me akuzën e sekuestrimit të personit e abuzim detyre në vonesën e treguar në zbarkimin në brigjet siçiliane të rreth 150 emigrantëve të anijes humanitare ‘Open Arms’ në 20 gusht të 2019.

Komisioni i imuniteteve në Senatin italian pasi është njohur paraprakisht me dokumentacionin shumëfaqësh të akteve hetimore të Prokurorisë së Palermos ka votuar sot kundër heqjes se imunitetit të senatorit Salvini.

Kundër një procesi ndaj Matteo Salvinit kanë votuar 13 senatorë të qendrës së djathtë italiane, ndërsa kanë votuar pro 7 senatorë të Lëvizjes 5 Yje e të Partisë Demokratike e kanë abstenuar në votim 3 senatorë të Partisë "Italia Viva" të Matteo Renzit.

"Komisoni i imuniteteve ka votuar kundër pasi kanë vlerësuar se si ish ministër i Brendshëm kam vepruar për të mirën e interesit publik dhe jo atij privat" ka komentuar Matteo Salvini.

"Kam bërë vetëm detyrën time në interes të popullit italian,” është shprehur ish ministri i Brendshëm i qeverisë ‘Conte 1’.

Lideri i Lidhjes shprehet i suprizuar se si Lëvizja 5 Yej ka ndryshuar mendim duke kërkuar fajësimin e Salvnit në ndalimin e emigrantëve, kur ishin në të njëjtin mendim me të në kohën e qeverisjes ‘Conte 1’.

Ndërsa për abstenimin e senatorëve renzianë është shprehur se nuk ka pretenduar asgjë nga ata por kanë qenë aktet e prokurorisë  që i kanë bindur se ky ishte një proces i pabazë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco