Republika çeke fillon të hapë kufijtë

Republika çeke fillon të hapë kufijtë

07:55, 26/05/2020

Republika çeke hap sot pikat e saj kufitare me Austrinë dhe Gjermaninë - megjithëse kufizimet për ata që lejohen të hyjnë në këtë shtet, mbeten.

Do të lejohen vetëm qytetarët e kthyer, banorët e huaj, studentët e BE-së dhe udhëtarët për biznes. Policia do të kryejë kontrolle në makina dhe udhëtarët do të duhet të japin një çertifikatë që vërteton se nuk kanë Covid-19 - ose ndryshe do të përballen me dy javë karantinë.

Nga e mërkura, kufiri me Sllovakinë do të rihapet, por vizitorët nga secila anë e kufirit do të duhet të kthehen brenda 48 orëve.

Republika çeke ishte një nga vendet e para evropiane që mbylli kufijtë e saj, duke e bërë këtë më 12 mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco