Kim Jong Un del në publik për herë të parë, pas më shumë se tre javësh

Kim Jong Un del në publik për herë të parë, pas më shumë se tre javësh

12:04, 24/05/2020

Të shtunën, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, bëri paraqitjen e tij të parë publike në mbi tre javë, duke zhvilluar një takim me disa ushtarak, sipas raporteve të mediave shtetërore.

"Temat e takimit ishin politikat e reja për rritjen e mëtutjeshme të pengimit të luftës bërthamore të vendit dhe vendosjen e forcave të armatosura strategjike në një operacion të lartë alarmi," tha Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane (KCNA) e drejtuar nga shteti, sipas Reuters.

Agjensia lëshoi gjithashtu imazhe të Kim duke folur nga pas një tryeze të madhe, për një audiencë burrash me uniforma ushtarake.

Kim kishte qenë jashtë vëmendjes së publikut për javë të tëra para se të rishfaqte për të shënuar hapjen e një fabrike të plehrave më 1 maj, duke nxitur zëra për shëndetin e tij dhe operacionin e mundshëm, raporton FoxNews.

Në vend që ta kalonte kohën duke u rikuperuar nga operacioni në zemër, siç sugjerojnë raportet fillestare, Kim doli jashtë syrit të publikut për shkak të shqetësimeve të koronavirusit, pretendoi agjensia e inteligjencës e Koresë së Jugut në fillim të këtij muaji.

Para kësaj, ai nuk ishte parë që nga 11 prilli. Gjatë mungesës së tij, ai humbi festën më të rëndësishme të vendit, "Ditën e Diellit", e cila shënon ditëlindjen e gjyshit të tij. Kim Il Sung ishte diktatori i parë komunist në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco