Traktati i Qiejve të Hapur/ SHBA njofton tërheqjen pas shkeljeve të shumta nga Rusia

Traktati i Qiejve të Hapur/ SHBA njofton tërheqjen pas shkeljeve të shumta nga Rusia

19:56, 21/05/2020

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se planifikojnë të tërhiqen nga traktati i Qiejve të Hapur, për shkak të shkeljeve të marrëveshjes nga ana e Rusisë.

Mediat amerikane raportuan se administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, më 21 maj, njoftoi 34 vendet tjera nënshkruese, se po bënte paralajmërimin e tërheqjes, gjashtë muaj para largimit, ashtu siç kërkohet nga traktati, raporton Rel.

Traktati 18-vjeçar, i cili përfshin edhe Rusinë, synon të rrisë stabilitetin ndërkombëtar, duke lejuar vendet nënshkruese të kryejnë fluturime përgjimi mbi territoret e njëra-tjetrës, për të vëzhguar instalimet ushtarake dhe objektet e tjera.

Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Rusinë për shkelje të traktatit, duke thënë se Moska ka bllokuar Shtetet e Bashkuara që të kryejnë fluturime mbi qytetin e Kaliningradit pranë Gjeorgjisë.

Traktati është një nga disa marrëveshjet për kontrollin e armëve që janë në prag të kolapsit, ose tashmë janë prishur.

Pas disa vitesh akuza kundër Moskës, administrata Trump, vitin e kaluar, është tërhequr nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme, i cili ka datuar nga viti 1987.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco