Kundër varësisë së huaj/ SHBA do prodhojë shumicën e nevojave të tyre farmaceutike

Kundër varësisë së huaj/ SHBA do prodhojë shumicën e nevojave të tyre farmaceutike

21:32, 20/05/2020

Në fillim të majit, Presidenti amerikan Donald Trump u pyet gjatë një konference të organizuar nga televizioni Fox News, se edhe sa kohë do të duhej që vendi të mos jetë më i varur nga prodhuesit e huaj të ilaçeve që zënë 94 për qind të antibiotikëve të përdorur në këtë vend.

"Mendoj se do ta arrijmë brenda dy viteve", u përgjigj Presidenti Trump. "Të gjithë prodhojnë ilaçet që përdorim ne, përveç nesh."

Presidenti Trump mund të jetë treguar tepër optimist, por fjalët e tij pasqyronin një shqetësim në rritje midis amerikanëve se ata janë tepër të varur nga kompanitë e huaja për shumicën e nevojave të tyre farmaceutike, raporton VOA.

Përhapja e COVID-19s dhe presioni i pashembullt që koronavirusi ka sjellë mbi sistemin e kujdesit shëndetësor amerikan nxjerr në pah varësinë strategjike të Amerikës nga prodhuesit e huaj farmaceutikë, veçanërisht në Kinë.

Kina mban një pozicion kryesor në industrinë globale të përbërësve farmaceutikë aktivë (API), ky hyjnë edhe veshjet mbrojtëse, termometrat apo maskat.

Përhapja e koronavirusit në Wuhan të Kinës në fillim të këtij viti krijoi ankth midis ekspertëve të industrisë të cilët shqetësoheshin se mungesa e përbërësve aktivë farmaceutikë do të prishte zinxhirët e furnizimit farmaceutik dhe do të krijonte mungesa të mëdha ilaçesh në SHBA.

Stimuj nga Japonia dhe Franca

Por Amerika nuk është e vetmja. Shumë vende perëndimore, përfshirë Japoninë, Francën dhe Gjermaninë, zbuluan se pandemia ka nxjerrë në pah varësinë e tyre nga furnizimet mjekësore të importuara. Ndërsa pandemia ka sjellë çrregullime në zinxhirin e furnizimit global, këto vende kanë humbur aftësinë për të prodhuar shumë ilaçe kryesore, pasi shumica janë me burim jashtë vendit. Ekziston gjithashtu një mungesë e pajisjeve mbrojtëse dhe maskave.

Wearing a protective mask, Japanese Prime Minister Shinzo Abe leaves a news conference at the prime minister's official residence in Tokyo, April 17, 2020.

Japonia ka ndërmarrë veprime. Qeveria e kryeministrit Shinzo Abe njoftoi më 7 Prill se do të sigurojë 2 miliard dollarë subvencione për të ndihmuar kompanitë japoneze t’i rikthejnë zinxhirët e furnizimit përsëri në Japoni. Më 12 maj, qeveria njoftoi se ka filluar të punojë me më shumë se 400 firma vendase për të forcuar prodhimin e brendshëm.

Ndër më të rrezikuarat janë ilaçet e krijuara me formulat e firmave të njohura dhe që në thelb kanë të njëjtat veti kuruese. Gati gjysma e këtyre barnave në Japoni vijnë nga Kina dhe Koreja e Jugut. Përveç kësaj, 70 deri 80 për qind e maskave vijnë nga Kina.

French President Emmanuel Macron speaks after a video-conference summit on vaccination at the Elysee Palace in Paris, May 4, 2020.

Në Evropë, Presidenti francez Emmanuel Macron premtoi "pavarësi të plotë" deri në fund të vitit në prodhimin e maskave mbrojtëse të fytyrës për Francën. Ai gjithashtu theksoi nevojën e Francës për të arritur pavarësinë në furnizime të tjera strategjike mjekësore.

Disa firma franceze tashmë janë përgjigjur. Midis tyre është kompania farmaceutike shumëkombëshe Sanofi, e cila premtoi të hapë një sipërmarrje të re me qendër në Evropë, në mënyrë që të ulë varësinë në prodhimin aziatik të ilaçeve.

Më shumë se 10 projektligje në Kongres

Në Shtetet e Bashkuara, riorientimi i zinxhirëve të furnizimit drejt prodhimit të brendshëm ka qenë prej kohësh në fokus të politikës së administratës Trump. Kongresi është gjithashtu i motivuar për të vepruar.  

"Po shohim të paktën 10 projektligje që përqendrohen në sigurimin e zinxhirëve të furnizimit farmaceutik," thotë Anna Ashton, drejtore për çështjet qeveritare në Këshillin e Biznesit SHBA-Kinë. "Në të gjitha bisedat që kemi pasur në Kongres, kemi dëgjuar se kjo është përparësi."

Ekzistojnë një numër propozimesh që do të mandatonin Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA), Departamentin e Mbrojtjes dhe agjenci të tjera për të gjurmuar më saktë se nga vijnë ilaçet.

FDA aktualisht nuk ka të dhëna të qarta. Sipas të dhënave të saj, 72 për qind e prodhuesve që furnizojnë tregun e SHBA ndodhen jashtë shtetit. Trembëdhjetë përqind e tyre operojnë brenda Kinës.

Zonja Ashton i tha Zërit të Amerikës se ky është një hap i matur dhe logjik për të gjurmuar burimet farmaceutike, dhe ndoshta do të çojë në një listë të vendeve të origjinës për barna të ndryshme që tregtohen në SHBA.

Sen. Tom Cotton, shown in a May 31, 2019 photo, introduced the Protecting our Pharmaceutical Supply Chain from China Act of 2020, which would ban the use of federal funds to purchase drugs manufactured in China.

Kompanitë e mëdha farmaceutike amerikane kanë shprehur shqetësim për një ndryshim të papritur që mund të ndodhte në zinxhirin e furnizimit në SHBA, sepse kërkesat rregullatore janë potencialisht të kushtueshme dhe kërkojnë kohë.

"Këto gjëra kanë prirjen të zgjasin disa vjet për t'u ngritur në këmbë, jo një vit ose dy, as muaj ose javë," tha zonja Ashton.

Departamenti amerikan i Tregtisë dhe Departamenti i Shtetit po kërkojnë mënyra për t'i nxitur kompanitë t’i largojnë nga Kina operacionet e prodhimit. Stimujt e taksave dhe subvencionet e mundshme janë ndër masat që po shqyrtohen për të sjellë ndryshime të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco