‘Nuk je më i majtë’/ Pse Macron e humbi shumicën parlamentare

‘Nuk je më i majtë’/ Pse Macron e humbi shumicën parlamentare

10:40, 20/05/2020

Partia e presidentit francez, Emmanuel Macron ka humbur shumicën parlamentare, pasi një grup deputetësh u larguan për të krijuar partinë Ekologji, Demokraci, Solidaritet. Ata akuzojnë Macron se nuk është më i majtë. Partia e tyre do fokusohet te çështjet e mjedisit dhe pabarazia sociale

Nga Hugh Schofield, BBC

Ka pasur vazhdimisht rrjedhje gjatë muajve të fundit në mesin e deputetëve të partisë së presidentit (LREM- La Republique En Marche).

Deri më tani ata ishin të pavarur. Nga e marta, një grusht dezertorësh të rinj ka krijuar një grup zyrtar në Asamblenë Kombëtare, duke u dhënë atyre privilegjet dhe statusin parlamentar.

Argumenti kryesor i këtyre deputetëve eshtë se partia e presidentit Macron ka dështuar në mbajtjen e premtimit për të qenë gjithëpërfshirëse dhe për të kapërcyer ndarjet e vjetra politike. Në këtë frymë, të gjithë ata ishin në krahun e majtë ose ekologjik të partisë LREM.

Dhe ata mendojnë se që nga viti 2017, Macron ka bërë shumë kthesa djathtas, por jo aq shumë majtas.

Analiza mund të jetë e saktë. Sondazhet tregojnë se më shumë votues të djathtë sesa të majtë përgjithësisht miratojnë presidencën e Macron. Ai është zhvendosur djathtas.

Por koha e iniciativës së këtij blloku ngre pikëpyetje. Të gjithë e dinë se pas krizës së Covid-19, gjërat do jenë ndryshe. Nuk ka asnjë shans në botë që zoti Macron të vazhdojë si më parë. Në të vërtetë ka më shumë të ngjarë që përparësitë e tij të jenë tema të tilla si ekologjia, mbrojtja industriale dhe paga më të të larta për bluzat e bardha- të gjithë këto shihen si politikat e tyre nga grupi i deputetëve të larguar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco