Optimizëm i kujdesshëm/ Europa nis të hapet

Optimizëm i kujdesshëm/ Europa nis të hapet

10:56, 09/04/2020

Nga Toby Luckhurst, BBC

Shtetet nëpër Europë kanë nisur me kujdes që të lehtësojnë masat e izolimit, pasi shkalla e infeksionit po bie ngadalë.

Dyqanet e vogla do të hapen në Austri dhe në Republikën Çeke, kurse shkollat në Danimarkë do hapen më 15 prill.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn sugjeroi se do ketë një kthim gradual të normalitetit pas Pashkëve, nëse vazhdon tendenca aktuale pozitive e shifrave.

Edhe në kombet më të prekura ka arsye për optimizëm. Raportimet nga Italia sugjerojnë se kufizimet mund të lehtësohen më 4 maj.

Dhe të enjten në mëngjes, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se vendi i tij mund të jetë duke e kaluar më të keqen. “Zjarri po vihet nën kontroll,” tha ai në parlament.

Megjithatë mbetet shqetësimi për fundjavën e Pashkëve, kur njerëzit zakonisht udhëtojne për të parë të dashurit e tyre. Që nga mesnata, Portugalia ka ndaluar njerëzit të largohen nga zona e tyre pa dokumente zyrtare, me kontrolle policore për të zbatuar izolimin.

Dhe BE ende nuk ka vendosur si do i përgjigjet krizës ekonomike. Ministrat e Financave do të mbajnë një telekonferencë tjetër sot në përpjekje për të gjetur një plan shpëtimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco