Sipas të dhënave të fundit, COVID-19 po vret më shumë burrat sesa gratë

Sipas të dhënave të fundit, COVID-19 po vret më shumë burrat sesa gratë

08:35, 09/04/2020

Të dhënat e reja kanë konfirmuar se burrat veçanërisht të moshuarit, kanë më shumë të ngjarë të vdesin nga koronavirus sesa gratë.

Në Itali, burrat përbëjnë 55 për qind të rasteve dhe 69 për qind të vdekjeve. Kurse në Gjermani, burrat përbëjnë 52 për qind të rasteve dhe 65 për qind të vdekjeve

Edhe Mbretëria e Bashkuar po ndjek një model të ngjashëm, burrat e infektuar nga koronavirusi po vdesin më shumë sesa gratë.

Shkencëtarët mendojnë se një shpjegim mund të jetë që burrat kanë më shumë të ngjarë të përfshihen në ‘sjellje të rrezikshme’ të tilla si pirja e duhanit, të cilat çojnë në sëmundje kardiovaskulare dhe rrisin shanset e vdekshmërisë nga koronavirusi.

Ekzistojnë gjithashtu prova që gratë janë më të mira në luftën kundër infeksioneve sepse ato kanë më pak testosteron që është imunosupresiv.

Disa mjekë kanë sugjeruar që këto ndryshime janë aq të mëdha sa burrat dhe gratë duhet të marrin trajtim të ndryshëm për infeksione virale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco