Finlanda blen 2 milionë maska nga Kina, dalin të papërshtatshme

Finlanda blen 2 milionë maska nga Kina, dalin të papërshtatshme

22:30, 08/04/2020

Dy milionë maska mbrojtëse që bleu Finlanda nga Kina, kanë rezultuar të papërshtatshme për t’u përdorur në spitale.

Ministrja e Shëndetësisë së Finlandës, Aino-Kaisa Pekonen, kishte lajmëruar në Twitter për dërgesën e parë të dy milionë maskave kirurgjikale dhe 230 mijë të tjera për frymëmarrje, që kishin mbërritur në aeroportin e Helsinikit nga një fluturim i qytetit Guangzhou të Kinës, duke deklaruar se ato do të kontrolloheshin para se të hyjnë në përdorim.

Mirëpo, të mërkurën zyrtarët zbuluan se maskat e porositura nuk plotësonin standardet e kërkuara të mbrojtes kundër koronavirusit, për t’u përdorur në mjediset mjekësore.

‘Sigurisht që është zhgënjim për ne’, tha sekretarja e ministrisë së shëndetësisë, Kirsi Varhila në një konferencë për shtyp.

Sipas zyrtarëve, tani Finlandës i duhen rreth gjysmë milionë maska kirugjikale dhe 50 mijë maska respiratore në ditë, pasi disa rajone kanë paralajmëruar për mungesën e tyre.

Deri më tani në Finlandë janë shënuar 40 viktima nga Covid-19 dhe 2,487 të infektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco