Masa kundër Covid-19/ Franca planifikon të zgjasë karantinën

Masa kundër Covid-19/ Franca planifikon të zgjasë karantinën

22:22, 08/04/2020

Duke iu referuar numrit në rritje të viktimave nga koronavirusi, Franca do zgjasë izolimin në gjithë vendin, të vendosur për të ngadalësuar përhapjen e tij.  

Sipas një zyrtari të presidencës, ''Izolimi do të zgjatet" përtej 15 prillit'', raporton agjencia AFP.  

Presidenti francez, Emmanuel Macron, pritet t'i drejtohet përsëri kombit javën tjetër, njoftoi Presidenca Franceze.  

Ky pritet të jetë adresimi i tretë i Macronit dhe i pari nga Pallati Elysee, që prej fillimit të krizës.  

Franca është në izolim që nga 17 marsi për të ngadalësuar përhapjen e epidemisë.  

Autoritetet lejojnë vetëm udhëtime thelbësore që duhet të justifikohen me një letër të nënshkruar.  

Të mërkurën, në Francë u raportuan 541 vdekje të tjera nga COVID-19 , duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10,869.  

Por, zyrtari i lartë francez i shëndetësisë, Jerome Salomon, u tha gazetarëve se tani kishte 7.114 persona në kujdes intensiv, një rritje prej 17 rastesh nga një ditë më parë.  

Kjo shifër shënon rritjen më të ulët të regjistruar javët e fundit.  Masa kundër Covid-19/ Franca planifikon të zgjasë afatin e izolimit  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco