Kuvajti shënon vdekjen e parë nga koronavirusi

Kuvajti shënon vdekjen e parë nga koronavirusi

12:05, 05/04/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kuvajt janë diagnostikuar me coronavirus 62 persona. Në Kuvajt, ku numri i të infektuarve me coronavirus ka arritur në 479, është shënuar vdekja e parë nga kjo sëmundje.

Agjencia e lajmeve KUNA, bëri të ditur njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, se viktima është një 46-vjeçar me prejardhje indiane.

Derisa është bërë e ditur se në 24 orët e fundit, janë diagnostikuar 62 persona të rinj me këtë infeksion, 93 të tjerë janë shëruar në tërësi.

Që kur është paraqitur për herë të parë në Wuahn të Kinës, në fund të vitit të kaluar, koronavirus është shpërndarë në 181 shtete të botës.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në nivel global, ka arritur në 65,449, derisa 1,210,421 janë të infektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco