Lufta kundër COVID-19/ Portugalia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Lufta kundër COVID-19/ Portugalia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

22:11, 01/04/2020

Gjatë ditës së sotme, qeveria portugeze vendosi të zgjasë masat shtrënguese vend.  

Pandemia nga koronavirusi i ri ka përparuar ngadalë gjatë dy javëve, por tashmë ka shkaktuar gati 200 viktima.  

Kufizimet e vendosura që nga 19 marsi, për 10 milionë portugezët, janë më pak të rrepta sesa për fqinjët e tyre spanjollë, të cilët tashmë kanë më shumë se 9 000 të vdekur.  

Banorët janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, përveçse kur duhet të shkojnë në punë, por ata mund të dalin edhe për stërvitje në zonën e tyre të banimit, për të ndihmuar të afërmit, edhe për të shëtitur kafshët shtëpiake.  

Të gjitha dyqanet dhe restorantet janë mbyllur, por supermarketet dhe farmacitë kanë mbetur të hapura.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco