COVID-19/ Paralajmëron OBSH: Ndërsa pandemia evoluon, evoluojnë edhe këshillat tona

COVID-19/ Paralajmëron OBSH: Ndërsa pandemia evoluon, evoluojnë edhe këshillat tona

21:19, 01/04/2020

Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, paralajmëroi gjatë një konferencë për media në Gjenevë sot se ka ende shumë gjëra për të mësuar në lidhje me pandeminë aktuale të koronavirusit.  

Sipas tij, kjo situatë do ta shtyjë në vendimin e ndryshimit të vazhdueshëm të udhëzimeve të OBSH-së ndaj koronavirusit, raporton CNN.  

“Ky është ende një virus shumë i ri dhe ne jemi duke mësuar gjatë gjithë kësaj kohe. Ndërsa pandemia evoluon, po ashtu evoluojnë edhe provat bashkë me këshillat tona”, tha Tedros.  

“Ne duhet të mësojmë vazhdimisht nga veprimet tona dhe të përshtatemi në bazë të asaj që mësojmë … Kjo është pandemia e parë e vërejtur ndonjëherë. Sjellja e saj është ende e panjohur dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi gjithmonë duhet të mësojmë”, potencoi drejtori i OBSH-së.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco