Në luftë me pandeminë/ Papa Françesku lutet për gazetarët

Në luftë me pandeminë/ Papa Françesku lutet për gazetarët

20:41, 01/04/2020

Gjatë ditës së sotme, Papa Françesku ka kërkuar nga njerëzit që të luten për ata që punojnë në media gjatë pandemisë.  

“Sot do të dëshiroja që të luteshim për të gjithë ata që punojnë në media, ata që punojnë për të komunikuar në mënyrë që njerëzit të mos ndihen aq të izoluar, për edukimin e fëmijëve, që na ndihmojnë që të mbahemi në këtë kohë izolimi”, tha Papa gjatë meshës së mëngjesit në rezidencën e Santa Marta ku jeton.  

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Itali është rritur me 727 duke e çuar numrin total në 13.1155 – numri më i ulët që nga 26 marsi.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco