VIDEO/ Fitoi betejen me koronavirusin, Princ Charles: Ishte përvojë e pazakontë

VIDEO/ Fitoi betejen me koronavirusin, Princ Charles: Ishte përvojë e pazakontë

18:57, 01/04/2020

Princ Charles ka arritur që të fitojë betejën kundër koronavirusit, pas trajtimit intensiv, duke u shëruar plotësisht nga ky armik i padukshëm.  

Me anë të një video. 71-vjeçari ka informuar qytetarët britanikë në lidhje me gjendjen e tij, ku ka konfirmuar se është mirë, duke mos harruar të falenderojë stafin mjekësor.  

“Pasi kalova koronavirusin, fatmirësisht me simptoma të lehta, e gjej veten në anën tjetër të sëmundjes, por ende po ruaj distacën e sigurisë. Kjo është një përvojë e çuditshme, frustruese dhe shpesh shqetësuese pasi je larg familjes dhe miqve të tu. Struktura normale e jetës të është hequr papritmas. Në një kohë kur po përjetojmë kaq shumë ankth, unë dhe bashkëshortja ime po mendojmë veçanërisht për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në rrethana kaq të vështira dhe anormale si edhe për ata që duhet të durojnë sëmundjen, izolimin dhe vetminë.”-ka thënë Princi.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco