Alarmon Sekretari i OKB-së: Coronavirusi, kërcënimi më i madh global që nga Lufta e Dytë Botërore

Alarmon Sekretari i OKB-së: Coronavirusi, kërcënimi më i madh global që nga Lufta e Dytë Botërore

16:00, 01/04/2020

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e konsideron coronavirusin si kërcënimin më të madh global që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se luftimi i kësaj pandemie do të sjell recesion që nuk është parë gjatë viteve të fundit.

Gjatë një fjalimii të mbajtur të martën mbrëma, Guterres tha se ndikimi socio-ekonomik i kësaj pandemie ka gjasa t’i kontribuojë “jo stabilitetit dhe zgjerimit të konflikteve”.

Ai bëri thirrje për një përgjigje globale më të fuqishme dhe efektive ndaj kësaj pandemie, që deri më tani ka prekur mbi 850 mijë persona dhe shkaktoi vdekjen e më shumë se 42 mijë tjerëve.

Por, ai theksoi se një gjë e tillë është e mundur vetëm “nëse të gjithë bashkohen dhe harrojnë lojërat politike dhe e kuptojnë se në pyetje është fati i njerëzimit”.

“Magnituda e përgjigjes duhet të jetë konform shkallës së krizës, e koordinuar dhe që bashkon të gjithë dhe që udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm.

Guterres gjithashtu njoftoi për krijimin e një Fondi të Reagimit dhe Rimëkëmbjes ndaj COVID-19, që mbështet përpjekjet e vendeve me të ardhurat e ulëta dhe ato të mesme, me qëllim të aftësimit sa më të shpejtë të qeverive që kanë trajtuar krizën dhe kanë bërë gjithçka që të shërojnë qytetarët e tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco