Pasi fluturuan nga Vietnami, qindra turistë ukrainas “shpërthyen” nga aeroporti i Kievit duke refuzuar të kalojnë në karantinën e coronavirusit të organizuar nga shtet.
Sipas mediave 38 ukrainasit, të cilët ishin bllokuar në Vietnam për shkak të shpërthimit të coronavirusit, arritën në kryeqytetin e tyre pasi u riatdhesuan nga Ho Chi Minh.
Ndërkohë pamjet e publikuara tregojnë ata duke dashur të kalojnë me dhunë përmes oficerëve të kontrollit.
Autoritetet ukrainase kërkuan që turistët të shkojnë në karantinë në hotelet e aeroportit për dy javë.
© SYRI.net