Nobelisti: Epidemia po ngadalësohet në Itali dhe Nju Jork

Nobelisti: Epidemia po ngadalësohet në Itali dhe Nju Jork

22:06, 30/03/2020

Nobelisti Michael Levitt, që parashikoi me saktësi matematikore sa do jetë numri i të infektuarve dhe viktimave në Kinë, thotë se epidemia po ngadalësohet në Itali dhe Nju Jork.

Levitt, një biofizikant i Stanfordit, tha se Italia dhe Nju Jorku po e marrin kthesën.

Duke folur për BBC, ai tha: “Nju Jorku, për të cilin shumëkush është mërzitur, po merr kthesën. Ky kamioni i quajtur COVID, i cili po ecte me shpejtësi drejt murit, nuk po shpejton më, i janë vendosur frenat dhe kjo do të thotë se Nju Jorku po e merr veten”.

Edhe për Italinë dhe Zvicrën ai tha të njëjtën gjë. Së bashku me Spanjën, ai tha se e kanë kaluar pikën e mesit.

Kurse për Britaninë, ai tha se të dhënat akoma nuk janë të qarta.

Më herët, Levitt tha se SHBA do të dalë nga kjo krizë më shpejt nga sa ishte menduar.

Megjithatë, të gjithë të dhënat bazohen në projeksione matematikore.

Levitt po këshillon qeverinë e Izraelit për situatën dhe u bë një yll i famshëm në Kinë kur bëri parashikimet për krizën.

https://www.syri.net/shendet/323658/nobelisti-qeteson-qytetaret-perhapja-e-virusit-do-te-ndalet-hellip/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco