Pse shifrat nga Italia janë një lajm i mirë

Pse shifrat nga Italia janë një lajm i mirë

19:08, 29/03/2020

Italia ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit sa u përket të prekurve dhe viktimave në vend për shkak të Koronavirusit.

Prej disa ditësh numri i të infektuarve të rinj nuk ka qenë shumë i lartë, ku statistikat flasin për 3800 deri në 4000 raste të reja në ditë.

Numri i vdekjeve ka qenë relativisht i lartë, por kjo nuk lidhet me lajmin e mirë për rastet pasi nuk duhet të harrojnë se janë 3906 persona që janë në gjendje kritike, pra vdekja e një pjese të madhe është e pritshme.

Autoritet Italiane u shprehën sot se janë në kulmin e epidemisë dhe nuk ka parashikime për rritje, pra në ditët në vijimi pritet që kurba të ulet.

Numri total i vdekjeve deri më tani është 10779 dhe raste aktive janë 73880.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco