Mbi 700 mijë të prekur dhe mbi 33 mijë viktima/ COVID-19 avancon me shpejtësi

Mbi 700 mijë të prekur dhe mbi 33 mijë viktima/ COVID-19 avancon me shpejtësi

19:02, 29/03/2020

Numri i personave të infektuar me Koronavirus në mbarë botën ka kaluar shifrën e 700 mijëve.  

Sipas updatimit më të fundit, numri total i të prekurve arriti në 702,368 persona, ndërsa ai i viktimave në 33,180.

SHBA, Italia, Kina, Spanja, Gjermania dhe Irani dhe Franca janë shtetet më të prekura, ku numri i të prekurve dhe viktimave rritet çdo ditë, ndërsa mes të dhënave globale është edhe Shqipëria me 10 viktima dhe 212 raste të konfirmuara deri tani.  

Sa i përket të shërurave në botë, numri i kalon 149 mijë personat.

Mes kontinenteve, Europa duket më e prekura me mbi 310 mijë të infektuar. /A.R, Syri.net

Image

Updatimin në kohë reale mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:  

https://www.worldometers.info/coronavirus/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco