Edhe tre muaj kështu? Policia detyrohet të hedhë bojë në lagunë

Edhe tre muaj kështu? Policia detyrohet të hedhë bojë në lagunë

15:03, 29/03/2020

Kryeministri britanik, Boris Johnson u dërgoi një letër nga karantina qytetarëve të vendit të tij, ku u thotë se gjërat do bëhen keq përpara se të bëhen mirë.

Ndërkohë shefi i kabinetit të tij, Michael Gove la të kuptohet se gjendja e izolimit do të vazhdojë dhe do jetë në varësi të sjelljes së qytetarëve.

“Edhe tre muaj kështu?” pyet gazeta Daily Mail, e cila i referohet dyshimeve se kjo gjendje mund të zgjasë deri në qershor, kurse distancimi social do të vazhdojë deri në tetor.

Nga ana tjetër, policia po merr masa për të ndaluar qytetarët që të dalin jashtë. Ajo ka bërë thirrje që qytetarët të denoncojnë fqinjët e tyre që thyejnë rregullat e izolimit.

Kurse policia e rajonit Derbyshire ndërmori një hap të pazakontë, që u bë viral.

Ata hodhën bojë në një lagunë, e cila vizitohet shumë nga njerëzit për të bërë foto. Në këtë mënyrë, njerëzit do qëndrojnë larg saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco