SHBA konfirmon mbi 105 mijë të infektuar/ Trump: Do karantinoj 3 qytetet si vatra të koronavirusit

SHBA konfirmon mbi 105 mijë të infektuar/ Trump: Do karantinoj 3 qytetet si vatra të koronavirusit

22:53, 28/03/2020

Nga të dhënat e deklaruara nga SHBA në lidhje me luftë kundër koronavirusit, deri tani është vendi i parë në botë sa i përket të infektuarve duke kaluar edhe Kinën, Italinë për të regjistruar një rekord.  

105 mijë të infektuar regjistron SHBA teksa ka një numër relativisht të vogël viktimash prej 1 mijë e 715. 

Por Trump ka menduar që të karantinojë tre qytetet me më shumë të infektuar një prej të cilëve mban gjysmën e barrës, Neë York. 

Trump po mendon të karantinojë dhe izolojë plotësisht Neë Yorkun, Neë Jerseyn dhe Connecticut. Vetëm Neë York ka rreth 52 mijë të infektuar dhe Presidenti amerikan paralajmëron se për këtë do të ketë një vendim së shpejti.  

”Po shqyrtoj një KARANTINIM për zhvillimin e “pikave të nxehta”, New York, New Jersey dhe Connecticut. Do të merret një vendim, në një mënyrë ose në një tjetër, së shpejti.”- shkruan Trump në tweeter.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco