Shuhet Princesha e Spanjës Maria Teresa/ Rezultoi pozitive me Covid-19

Shuhet Princesha e Spanjës Maria Teresa/ Rezultoi pozitive me Covid-19

20:10, 28/03/2020

Një ndër vendet më të prekura në Europë si pasojë e koronavirusit është Spanja, ku bilanci i viktimave ka shkuar në 5802.  

Gjatë ditës së sotme, Oborri Mbretëror i Spanjë është tronditur pasi Princesha Maria Teresa ka ndërruar jetë pas konfirmimit të saj si e prekur nga COVID-19.  

Lajmi bëhet me dije nga mediat vendase të cilat shkruajnë se se Princesha ka vdekur në moshën 86-vjeçare.  

Princesha Maria Teresa lindi në Paris, Francë në 28 korrik 1933 nga prindërit, Princi Xavier dhe Madeleine de Bourbon, të cilët kishin gjithsej gjashtë fëmijë.  

Mbretërorët janë anëtarë të Shtëpisë Bourbon-Parma e cila është një degë kadetare e familjes mbretërore spanjolle, e prejardhur nga dinastia franceze Capetiane.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco