Koronavirusi rrit epërsinë ndaj botës/ Numri i të infektuarve i kalon 645 000 persona

Koronavirusi rrit epërsinë ndaj botës/ Numri i të infektuarve i kalon 645 000 persona

19:16, 28/03/2020

Numri i personave të infektuar me Koronavirus në mbarë botën ka kaluar shifrën e 645 mijëve.  

Sipas updatimit më të fundit, numri total i të prekurve arriti në 645, 606 persona, ndërsa ai i viktimave në 29,971.  

SHBA, Italia, Spanja, Kina, Franca, Gjermania dhe Irani janë shtetet më të prekura, ku numri i të prekurve dhe viktimave rritet çdo ditë, ndërsa mes të dhënave globale është edhe Shqipëria me 10 viktima dhe 197 raste të konfirmuara deri tani.  

Sa i përket të shërurave në botë, numri ka arritur në mbi 139 mijë persona.  

Updatimin në kohë reale mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:  

https://www.worldometers.info/coronavirus/  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco