Italia nuk gjen paqe/ 889 vdekje në 24 orë! 3856 persona në terapi intensive

Italia nuk gjen paqe/ 889 vdekje në 24 orë! 3856 persona në terapi intensive

18:18, 28/03/2020

889 vdekje në 24 orët e fundit. Ky është bilanci që vjen nga Italia, vendi që vazhdon të jetë i mbërthyer nga Koronavirusi.

Sipas buletinit më të fundit të publikuar nga Mbrojtja Civile, në 24 orët e fundit janë shtuar edhe rastet e të infektuarve duke e çuar numrin total nlë 92472 ose 5974 më shumë se dje (6.91% më shumë), raporton Syri.net.

Sipas shifrave zyrtare, 3856 persona ndodhen në terapi intensive, 124 më shumë krahasuar me 24 orë më pare, ndërsa 39.533 persona ndodhen në vetëizolim.

Sa i përket të shëruarve, bëhet fjalë për 12384 pacientë, 1434 më shumë se 24 orë më pare, e vetmja shifër që të bën të shpresosh. /A.R, Syri.net

Buletini i të dhënave sipas rajoneve:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco