Trump urdhëron 'kohëhumburin’ General Motors: Hap uzinat dhe fillo të bësh ventilatorë, tani!!!!

Trump urdhëron 'kohëhumburin’ General Motors: Hap uzinat dhe fillo të bësh ventilatorë, tani!!!!

07:58, 28/03/2020

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar General Motors që të prodhojë ventilatorë për pacientët me koronavirus, pasi sulmoi shefin ekzekutiv të gjigantit të makinave.

Ai evokoi për një akt të kohës së luftës në Kore, për të prodhuar për mbrojtje i cili lejon një president të detyrojë kompanitë të bëjnë produkte për mbrojtjen kombëtare.

Z. Trump tha se "GM po harxhonte kohë" dhe veprimi ishte i nevojshëm për të shpëtuar jetën amerikane.

Trump shkroi në Twitter, duke theksuar me gërma kapitale urdhrin e tij: "General Motors, duhet të hapni menjëherë uzinat që braktisët në mënyrë idiote në Lordstown, Ohio ose disa uzina të tjera dhe të filloni të bëni ventilatorë, tani!!!!! Ford, Fillo të prodhosh ventilatorë,shpejt!!!!

Tani SHBA ka 104,000 raste të virusit, më të shumtën në botë. Me afro 1.700 viktima, numri i vdekjeve nga COVID-19 në Amerikës mbetet ende prapa Italisë dhe Kinës.

 Z. Trump kishte thënë më parë se urdhri i mbrojtjes nuk ishte i nevojshëm, sepse kompanitë po konvertonin vullnetarisht operacionet e tyre për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco