Masa kundër koronavirusit/ India bllokon 1.3 miliard banorë për 21 ditë

Masa kundër koronavirusit/ India bllokon 1.3 miliard banorë për 21 ditë

19:12, 24/03/2020

Të martën, India urdhëroi një bllokim 21-ditor të 1.3 miliardë njerëzve të saj, në përpjekje për të mbrojtur nga koronavirusi, vendin e dytë më të populluar në botë.  

Studiuesit e shëndetit kanë paralajmëruar se më shumë se një milion njerëz në Indi mund të infektohen me koronavirus deri në mes të majit, duke bërë që qeveria të mbyllë të gjitha udhëtimet ajrore dhe trenat, bizneset dhe shkollat, raporton Reuters.  

Të martën, Kryeministri Narendra Modi, udhëheqësi i fuqishëm i demokracisë më të madhe në botë shkoi më tej, duke thënë se askush në demokracinë më të madhe në botë, nuk do të lejohet të braktisin shtëpitë e tyre për tre javë të ardhshme, nga mesnata e së martës.  

"E vetmja mënyrë për të shpëtuar veten nga koronavirusi është nëse izolohemi në shtëpitë tona, çfarëdo që të ndodhë, ne të qëndrojmë në shtëpi," tha Modi.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco