Parashikimi i frikshëm: 'Coronavirusi është fundi i Europës'

Parashikimi i frikshëm: 'Coronavirusi është fundi i Europës'

17:43, 24/03/2020

Teksa Italia dhe e gjithë Europa po përballet me humbje të mëdha njerëzore si pasojë e pandemisë COVID-19, shkrimtari italian, dikur pjesë e mafias, Roberto Saviano, bën një paralajmërim të frikshëm.

Në një shkrim të publikuar sot nga “La Repubblica”, Saviano e cilëson Coronavirusin si fundin e Europës.

Në analizën e tij, ai hedh poshtë menaxhimin italian të pandemisë dhe gjithashtu papërgatitjen që kanë treguar institucionet evropiane, ndërsa paralajmëron gjithashtu se mafia dhe krimi i organizuar janë gati për të përfituar nga situata.

“Një shtet që brenda dy javësh njoftoi së pari izolimin, më pas pësoi ulje në ekonomi dhe në fund mbylli njerëzit në shtëpi, është një shtet i dobët. Është lehtësisht pre e çdo forme të organizuar, parimi i autoritetit i të cilit merret përmes dhunës dhe parave të paguara menjëherë, shkruan Saviano.

Më tej ai shton:

“Evropa gjithashtu ka rezultuar plotësisht e papërgatitur. Kjo Evropë ka tradhtuar plotësisht pritjet dhe ëndrrat e themeluesve. Në rastin e parë urgjent ne e gjejmë veten në një situatë në të cilën xhelozitë kombëtare privojnë mundësinë e një platforme të përbashkët për t’i bërë ballë pandemisë. Evropa edhe sot duket se kthen shpinën, në kuptimin e mirë të fjalës, dhe në mënyrën e vetme që kemi për të shpëtuar jetët tona: të ndajmë gjithçka. Kjo Evropë, siç është, me siguri do të përfundojë me Coronavirusin, sepse pas kaq shumë vuajtjesh, pas frikë, pas pamundësisë që qenia njerëzore po shikon, mbase do të lindë diçka e re dhe ndryshe".

https://www.liberoquotidiano.it/news/personaggi/21508647/roberto_saviano_coronavirus_fine_europa.html

Deri tani, Italia fqinje numëron 63927 të prekur dhe 6077 të vdekur për shkak të COVID-19. Ndërsa numri i të shëruarve i ka kaluar 7400 persona. /A.R, Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco