OBSH: SHBA mund të jetë epiqendra e radhës e koronavirusit

OBSH: SHBA mund të jetë epiqendra e radhës e koronavirusit

12:53, 24/03/2020

Numri i personave të prekur me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke u rritur me ritme mjaft të shpejta.

Deri tani, në SHBA janë konfirmuar mbi 46 mijë persona, ndërsa të hënën u shënuan mbi 100 viktima, duke vendosur rekord të zi që prej shpërthimit të epidemisë në këtë vend.

Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është shprehur se në 24 orët e fundit, 85 përqind e rasteve të reja me koronavirus janë regjistruar vetëm në Evropë dhe në SHBA.

Ai thekson se Shtetet e Bashkuara mund të jenë epiqendra e radhës e koronavirusit, i cili u ka marrë jetën deri tani mbi 17 mijë personave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco