Rekord botëror i personave të maskuar si protagonistët e ”The Smurfs”

Rekord botëror i personave të maskuar si protagonistët e ”The Smurfs”

09:36, 19/02/2019

Rekordi botëror për grumbullimin më të madh të personave të maskuar si personazhet e filmit të animuar “The smurfs", u regjistrua në një qytet të vogël në Gjermaninë jugore.

Në shesh u grumbulluan rreth 2762 pjesëmarrës të pikturuar në fytyrë me ngjyrë blu dhe të veshur me kapele të bardha ose të kuqe në qytetin Lauchringen, në kufirin gjermano-zviceran, njoftoi në Facebook shoqata “Dä Traditionsverein”, që është bërë edhe inciatorja e këti rekordi të pazakontë.

Ky rekord deri tani mbahej nga studentët e Uellsit, me rreth 2,510 pjesëmarrës në 2009 në Swansea, sipas faqes së internetit të “Guiness World Records”, shkruan ATSH.

Rregullat ishin të rrepta dhe të specifikuara në faqen e internetit të shoqatës: në mënyrë që të numëroheshin si pjesëmarrës duhej që e të gjithë pjesa e dukshme e fytyrës të pikturohej në ngjyrë blu dhe pjesa tjetër duhej të mbulohej me një maskë klasike të personazheve ikonë të “the smurf”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco