Teksti i Hivzi Krasniqit, këngë për Nexhmije Pagarushën

Teksti i Hivzi Krasniqit, këngë për Nexhmije Pagarushën

10:47, 16/02/2019

Mbrëmë ka ndërruar jetë Hivzi Krasniqi, gazetar, tekstshkrues dhe një profesionalist i vërtetë në fushën e gazetarisë.

Për shumë njerëz ai mbetet një ndër zërat më të mirë dhe të fuqishëm në gazetarinë shqiptare, me emisionet e tij në TV-të dhe radiot e ndryshme shqiptare.

Krasniqi është veçuar edhe si një tekstshkrues në këngë të ndryshme shqipe, të cilat sot mbesin si trashëgimi e Krasniqit në muzikën e mirëfilltë shqipe.

Mes këtyre këngëve, po e veçojmë një tekst të cilin Krasniqi e shkroi në vitin 2017 dhe ia dha si këngë më pas Adelina Thaqit e Naim Krasniqit.

Teksti u shkrua për ditëlindjen e Bilbilit Nexhmije Pagarusha, dhe është këngë dedikuar asaj. Këngën e kompozoi Naim Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco