Monografia e profesoreshës Nura për identitetin, nga java tjetër në libraritë e Kosovës

Monografia e profesoreshës Nura për identitetin, nga java tjetër në libraritë e Kosovës

13:23, 22/02/2020

Profesoresha e regjisë së teatrit, Elmaze Nura ka botuar librin e saj më të ri.

Bëhet fjalë për monografinë e quajtur “Kosovar Cultural Identity” dhe duke nisur nga titulli kuptohet se bëhet fjalë për identitetin kulturor të Kosovës, shkruan Syri Kosova.

Në monografi është përfshirë periudha që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e deri më sot.

Libri i Prof.Asc. Elmaze Nura u vlerësua edhe nga recensentë siç është profesor Emin Emini, i cili shkroi se libri ngre disa pyetje thelbësore, siç janë kombi dhe nacionalizmi, përkatësia etnike dhe qytetaria dhe, mbi të gjitha, identiteti dhe kultura, të cilave u jep përgjigje nëpërmjet shembujve praktikë dhe teorikë.

Ndërsa, recensenti tjetër, profesor Dashamir Berxulli, argumenton se monografia e profesoreshës Elmaze Nura jep kontribut domethënës dhe padyshim origjinal në dinamikën, shtresimet e identitetit dhe simbolet e lidhura pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

"Kosovar Cultural Identity” nga java e ardhshme mund ta gjeni në libraritë “Artini”, “Dukagjini” dhe “Buzuku” në Prishtinë dhe në librarinë “Altera” në Prizren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco