Vdes gazetari dhe tekstshkruesi, Hivzi Krasniqi

Vdes gazetari dhe tekstshkruesi, Hivzi Krasniqi

08:50, 16/02/2019

Nga një sëmundje e shkurtër, ka ndërruar jetë gazetari dhe prezantuesi i njohur kosovar, Hivzi Krasniqi.

Krasniqi ka dhënë një kontribut të madh në gazetari, duke u konsideruar si nga të parët në vend.

Ai punoi për vite të tëra në  Radio Televizionin e Prishtinës, më pas në Radio Televizionin e Kosovës.

Ai një kohë kishte punuar edhe në Radio Dukagjini ,në studion në Prishtinë, e për pak kohë edhe në fillimet e punës së RTV 21. Krasniqi ka treguar prirje të dalluar në shkrimin e teksteve të këngëve hit dhe kështu pas vetes ka lënë mbi 1.000 tekste të dalluara me të cilat ka lënë gjurmë të pashlyeshme edhe në këtë lëmi.

Varrimi i Hivzi Krasniqit do të bëhet sot në vendlindjen e tij në Pejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco