Zefaj prezanton vlerat kulturore të Pejës në Pragë

Zefaj prezanton vlerat kulturore të Pejës në Pragë

11:52, 22/02/2020

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Engelbert Zefaj, ka qëndruar disa në Pragë të Republikës Çeke, ku mori pjesë në takimin e dytë të programit ACHIEVE që mbështetet nga programi i Europe for Citizens.

Ky program ka për qëllim identifikimin dhe shpërndarjen e vlerave të përbashkëta kulturore midis vendeve pjesëmarrëse.

Drejtori Zefaj i paraqiti vlerat kulturore të Pejës duke u bazuar në trashëgiminë kulturore dhe natyrore, diversitetin etnik dhe fetar dhe potencialet njerëzore, artizanale dhe turistike që ka Peja.

Prezentimet u realizuan me anë të shpjegimeve, fotografive dhe dokumentarëve të shkurtër që ishin përgatitur enkas për këtë ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco