Lansohet projekti për sigurinë kibernetike

Lansohet projekti për sigurinë kibernetike

08:00, 15/02/2019

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes projektit për Siguri në Kosovë dhe me mbështetjen e Ambasadës Mbretërore Norvegjeze në Kosovë, do të lansojnë projektin "Lufta kundër Krimit Kibernetik në Kosovë" (C3K).

Projekti i pari i këtij lloji në Kosovë, synon të sigurojë një mjedis të sigurt online përmes parandalimit dhe minimizimit të kërcënimeve kibernetike dhe fuqizimit të kapaciteteve të sigurisë kibernetike në tërë Kosovën.

Per Strand Sjaastad, ambasador i Norvegjisë, Alessandra Roccasalvo, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së dhe Selami Shkodra, koordinator kombëtar për sigurinë kibernetike dhe zëvendësministër i Punëve të Brendshme do të flasin në këtë ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco