”Zemra e hapësirës” mund të shitet deri në gjysmë milion dollarë

”Zemra e hapësirës” mund të shitet deri në gjysmë milion dollarë

09:05, 11/02/2019

Një ankand ”kozmik”, që do të zgjasë prej datës 6-14 shkurt, në festën e Shën Valentinit, do të jetë i hapur për shitjen e një meteori në formë zemre, i cili ra në Siberi 72 vjet më parë.

Fragmenti, sipas shtëpisë më të madhe të ankandit në botë ”Christie’s” mund të arrijë një çmim deri në 500 000 dollarë.

”Meteoriti është një prej fragmenteve të një asteroidi të pastër hekuri, që peshonte 90 tonë, që ra mbi malet e Sikhote-Alin në Siberi 12 shkurt 1947”, thotë ”Christie’s”.

Asteroidi u përplas me malet dhe gjeneroi rreth 200 kratere.

Vala gjatë përplasjes shkatërroi dritaret e shtëpive dhe rrëzoi pemët duke krijuar një zhurmë që u dëgjua mbi 300 kilometra larg.

Sipas ekspertëve, ky fragment ndoshta u shkëput nga asteroidi në një pikë më të lartë të atmosferës se sa të tjerat dhe u skalit nga veprimi i atmosferës në një formë më aerodinamike.

“Zemra e hapësirës” është një nga 45 meteoritet që do të nxirret në ankand në internet, por, në sajë të formës së saj, është i vetmi me një vlerë të tillë të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco