Albin Kurti flet për fatin e Ministrisë së Kulturës

Albin Kurti flet për fatin e Ministrisë së Kulturës

20:57, 17/01/2020

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, në një debat të organizuar nga platforma kulturore 'Kultplus', ka thënë se me LDK-në është diskutuar mundësia e zvogëlimit të numrit të ministrive, porse nuk ka një vendim përfundimtar për fatin e Ministrisë së Kulturës.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se nuk mund të thotë se si do të ishte një organizim strukturor i kësaj ministrie.

Më tej, ai ka thënë se institucionet e kulturës nuk duhet të kenë varësi nga ministria përkatëse.

“Ne duam që të kemi institucione të kulturës dhe ato të kenë buxhet të tyre dhe jo vetëm varësi nga Ministria e Kulturës. Posaçërisht Teatri Kombëtar dhe teatrot e qyteteve duhet që ta kenë buxhetin e vet”, ka thënë Kurti. 

Sipas tij, teatri i operës dhe baletit është i domosdoshëm që të themelohet, ndonëse ka ngecje në këtë drejtim prej 20-vjetësh.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco