Kozeria e një plagjiature, si palimpsest

Kozeria e një plagjiature, si palimpsest

10:10, 17/01/2020

Përgenjështrimi i së vërtetës, a vërtetësia e rrenave në shpërfytyrimet aktuale te (mos)marrveshjeve?!

Enver Morina 

(Pak orë para një dite të rëndësishme për historianët që nga koha e Skënderbeut deri në një mesnatë në Undergrubenbah te Gjermanisë. Individualitete dhe pesë përkthyesit e tregimit të autorit argjeninas me prejardhje spanjolle-portugeze-angleze ... )

Ky i moshuar i gëzohet këngës të kënduar me çifteli nga një rapsod, figurantë në filmin shqiptar “Toka jonë”. Siç ndodh në film edhe me Filën (Roza Xhuxha), Marën (Luigjina Leka) dhe të tjerat tej tyre. Në një takim me Arbenin (Ashiku), alias Marion, te Blloku, aktori i njohur i rolit të Lekës, kujton xhirimin e filmit në vitin 1964 (regjizor Hysen Hakani) dhe tregon për një malësor plak, tek i cili në shprehjen dhe jetësimin e tij, vërehet madhështia djaloshare tek i cili vetëm rinohej, edhe në moshë të thyer.

“He Enver Hoxha, o ta puthsha ballin, se sa mirë, o na dite hallin!”, janë vargje të një ndër këngët e para dhe të vetme te periudhës së parë të filmit artistik shqiptar, kushtuar liderit komunist shqiptar Enver Hoxha. Tridhjetë vjet më pas mjeku francez, Pol Miliez, ndërsa e pyeti se cila ishte arsyeja që ai po e mbante Shqipërinë të izoluar, ai do të shënoj, siç i ka thënë: “Doktor, unë do t’i mbaj kufijtë mbyllur edhe për disa vjet, sepse ky vend duhet ndërtuar dhe ky popull duhet ndërgjegjësuar. Në qoftë se unë do të hap kufijtë, shumica dërmuese do të emigrojë, siç kanë bërë në shekuj…”.

Derisa gazetari shqiptar, analisti dhe pronari i një televizioni kosovar mund të mos këtë takuar asnjëherë Jovica Stanishiqin, dhe përderisa po ky “informator” së fundi deklaron se ka pasur dy takime të gjata mes presidentit të Republikës së Kosovës dhe liderit të “VetëVendosje!”, të freskët mund ta ketë secili, nëse i kushton vetëm pesë minuta, e jo më shumë, të lexoj tregimin e Jorge Luis Borges “Dy mbretërit dhe dy labirintet” (përkthyer në shqip së paku nga pesë përkthyes të ndryshëm, nga botimi i parë në Prishtinë në vitin 1981 e deri te i fundit në Tiranë në vitin 2016, përherë duke pasur në mendje përkthimin në shqip nga Bashkim Shehu, përmbledhje e tregimeve të plota të Borges që vjen “së shpejti”, nga “Pika Pa Sipëfaqe"/Pika Pa Sipërfaqe, Botime Pika Pa Sipërfaqe”). Aty do të shihni se “kjo punë kishte shkaktuar pështjellim të madh, sepse hutimi dhe çudirat janë vepra të perëndisë e jo të njerëzve” (Muhamet Kërnja, 1981), se “ai ndërtim që një shembull i keq, sepse ngatërresa dhe mrekullia janë veprime vetëm të Zotit dhe jo të njerëzve” (Çlirim Mukli, 2002), se “kjo vepër ishte sakrilegj, sepse mendjeprishja dhe mrekullia janë vetëm punët e Zotit dhe jo të njeriut” (Mira Meksi, 2002), se “ajo vepër ishte një marrëzi, pasi çoroditja dhe mrekullia janë punë të Zotit dhe jo të njerëzve” (Bajram Karabolli/Bajram Karabolli, 2015), se “në të sosur të punimeve, u shestua më e përbindshmja e ngrehinave, sepse vetëm Hyut, dhe jo njeriut, i lejohet të ndëshkojë me pështjellim dhe të ngjallë mahni.” (Azem Qazimi/Azem Qazimi, 2016).

Filmi “Toka jonë” ka edhe rituale të të krishterëve si fjala e priftit në meshën e së dielës, zakoni i të bërit kryq para fillimit të ngrënies, etj. tri vjet para se me dekret shtetëror të ndalohet feja, dhe për disa dekada Shqipëria të konsiderohet si i vetmi vend ateist në botë ...
Fatmirësisht, televizorët transmetojnë ligat më të rëndësishme të Evropës në futboll, por edhe bilardo. Garat në skijim e kanë humbur rëndësinë në këtë mot pa borë! Kështu që analistët dhe opinionistët televiziv kosovar zhdukën në hijen e hijës së tyre naive, shpresë që 13 ndeshjet e fundit te FC Liverpool/Fansat E Liverpoolit Shqip) në Premier League t’i shohim pa na mbetur marak, se e lexuam a nuk e lexuam labirinthin e mbretit te Babilonisë dhe shkretëtirën e prijësit Arab ...

I gëzohem që marr(ë)veshjet (marrëzitë) bardhë e zi të mos ndodhin, sepse tashmë akterët dhe liderët, kanë hyrë në një fazë me hile ...
Kryesore 30 vjet pritje që në maj të ndodh mrekullia dhe ta festojmë meritueshëm, tashmë siç po na urojnë edhe armiqtë fisnik e të përbetuar ...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco