“Në mes” prezanton këtë vit Kosovën në Berlinale

“Në mes” prezanton këtë vit Kosovën në Berlinale

08:58, 09/02/2019

Festivali i parë i rëndësishëm i filmit evropian për këtë vit, Berlinalja, është hapur tashmë me një deklaratë kundër seksizmit në industrinë e filmit, e duke mirëpritur një numër të paprecedentë regjisoresh femra.

“Përmes pjesëmarrjes së grave, veçanërisht regjisoreve, Berlinale rikonfirmon angazhimin e saj për të konsoliduar edhe më shumë perceptimin rreth barazisë gjinore, një iniciativë e ndërmarrë para debateve aktuale”, ka deklaruar përmes një njoftimi për shtyp drejtori i Berlinale-s Dieter Kosslick, kritik dhe gazetar kinematografik me famë botërore.

Eventi 11 ditor konsiderohet si një nga më të rëndësishmit dhe prezanton 400 filma nga e gjithë bota, dedikuar temave nga më të ndryshmet, raporton Syri.netKosova.

Festivali që do të zgjatë deri më 17 të këtij muaji, do të presë edhe një prodhim kinematografik 100 për qind kosovar 

“Në mes” me regji të Samir Karahodës do të konkurrojnë për garën ndërkombëtare “Berlinale Shorts”, duke e bërë Kosovën për herë të parë pjesë të konkurrencës zyrtare. 

Këtë vit shtandi i Kosovës prej mbi 20 metrash katrorë është dizajnuar në atë formë që në secilën pjesë të tij paraqet filmin dokumentar të Karahodës me producent Eroll Bilibanin.

Historia kosovare që shpërfaqet në filmin dokumentar “Në mes” do të bashkohet me qindra histori të tjera nga anë të ndryshme të botës.

Kujtojmë se njëri prej festivale më me nam të filmit në botë të enjten mbrëma ka pritur kineastët në hapjen zyrtar. 

“The reason we are here” (Arsyeja përse jemi këtu) ka qenë kënga me të cilin u hap edicioni i 69-të i këtij festivali.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco