Zi në familjen e Ben Blushit/ Ndahet nga jeta Kiço Blushi

Zi në familjen e Ben Blushit/ Ndahet nga jeta Kiço Blushi

20:35, 08/02/2019

Skenaristi dhe shkrimtari i madh Kiço Blushi ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare. Kiço Blushi është i ati i politikanit dhe shkrimtarit Ben Blushi. Kico Blushi lindi në qytetin e Korçës më 23 gusht 1943.

Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse filloi punën si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe në vitin 1974 kalon si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”.

Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur” në vitin 1975 si bashkëautor. Me skenarin e filmit “Beni ecën vetë” në vitin 1975 u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit të III-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco