'Adhuruesi i Millosheviqit/Mjekja suedeze e kthen prapa çmimin Nobel

'Adhuruesi i Millosheviqit/Mjekja suedeze e kthen prapa çmimin Nobel

21:43, 10/12/2019

Mjekja suedeze, Christina Doctare, e ka kthyer prapa çmimin Nobel për shkak të shkrimtarit austriak Peter Handke, i cili fitoi atë këtë vit dhe shkaktoi pakënaqësi të mëdha dhe fyerje nga akademia suedeze për viktimat e luftës në Kosovë dhe Bosnje.

Handke i cili njihet si adhuruesi i kriminelit Sllobodan Millosheviq dhe përkrahës i madh i tij, ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në Kosovë pasi akademia suedeze i dha çmimin Nobel atij.

Një reagim të tillë e ka bërë sot edhe mjekja suedeze Christina Doctare, e cila ka kthyer prapa çmimin Nobel të fituar në 1988, për shkak se një i tillë ju dhurua një njeriu si Handke, shkruan Al Jazeera.

“Për sa kohë që unë jetoj, unë do të dëshmoj se e vërteta e një lufte të tmerrshme nuk do të ekuilibrohej kurrë,” shtoi Doctare.

Po ashtu ceremonia e dhënies së këtij çmimi u bojkotua nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Turqia.

Protestat pati përpara ceremonisë zyrtare të ndarjes, ato u mbajtën para Qendrës Memoriale Potocari në Srebrenica, dhe më vonë në kryeqytetin suedez, Stokholm.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco