Kroacia bojkoton Nobelin, i bashkohet Kosovës, Shqipërisë dhe Turqisë

Kroacia bojkoton Nobelin, i bashkohet Kosovës, Shqipërisë dhe Turqisë

20:47, 09/12/2019

Kroacia ka vendosur që të bojkotojë ceremoninë e organizuar nga Akademia Suedeze e Shkencave për dhënien e çmimeve Nobel, ku do të nderohet edhe fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, mik dhe përkrahës i Sllobodan Millosheviqit.

Shkak është bërë përkrahja dhe admirimi publik i shkrimtarit, ndaj politikës së ish-liderit kriminel të Serbisë.

Ministria e Jashtme e Kroacisë ka njoftuar se ambasadori i këtij shteti në Suedi, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Akademia Suedeze e Shkencave.

“MVEP ka vendosur që ambasadori kroat në Suedi, të mos marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit nesër në Stokholm për shkak të dhënies së çmimit Nobel për Letërsi një njeriu që është angazhuar në mbështetje të politikës së Sllobodan Millosheviqit në vitet e ’90-ta”, thuhet në njoftimin e MPJ’së kreate.

Përveç Kroacisë, këtë ceremoni kanë njoftuar se do ta bojkotojnë edhe Shqipëria dhe Turqia.

Arsyeja është Handke, i cili sivjet u shpall fitues i çmimit Nobet për Letërsi, e ky vlerësim ka nxitur shumë reagime në Bosnjë, në Kosovë, por edhe ndërkombëtarisht.

Dhënien e çmimit më të rëndësishëm për Letërsi, e kishte kritikuar edhe Shoqata e Shkrimtarëve Amerikanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco