Filharmonia e Kosovës, koncert në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale

Filharmonia e Kosovës, koncert në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale

10:41, 09/12/2019

Filharmonia e Kosovës, ka mbajtur koncertin e organizuar në kuadër të aktiviteteve në shënim të fushatës globale 16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore.

Në hapje të koncertit, të pranishmëve iu drejtua Kordinatorja për Zhvillim e Agjencioneve të Kombeve të Bashkuara në Kosove, Ulrika Richardson e cila tha : “Requiemi” sa është muzikë melankolike , njëkohësisht është muzikë me tone të ngrohta, duke shprehur kështu njëkohësisht dhimbjen për të kaluarën duke nderuar të vdekurit, dhe duke shprehur shpresën për të ardhmën.”

“Në prag të shënimit të 20 vjetorit të themelimit, përve? aktivitetit artistik, filharmonia për mision ka edhe përfshirjen në fushata vetëdijesuese si kjo për eliminim  e dhunës në baza gjinore”, u shpreh Dardan Selimaj, menaxher i Filharmonisë së Kosovës.

Sipas programit u interpretua vepra vokalo-instrumentale “Requiem” nga W.A Mozart nga Kori i Filharmonisë së Kosovës dhe Orkestra Simfonike në drejtimin e dirigjentit Rafet Rudi.

Ky koncert njëherit përkoi me 70 vjetorin e lindjes së dirigjentit Rudi.

Koncerti është homazh për gratë dhe vajzat që ndërruan jetë si pasojë e krimit të dhunës seksuale gjatë konfliktit dhe thirrje për mbështetje për të mbijetuarat e dhunës seksuale që vazhdojnë të vuajnë në heshtje.

Në rolin e solistëve u prezantuan sopranoja franceze Amelie de Broissia, mezzo-sopranoja kosovare Diellza Sylejmani, tenori Liridon Sadriu dhe bass-baritoni danez Lars Fosser.

Ky koncerti u mbështet nga Ministria e Kulturës, Ambasada Franceze në Kosovë dhe Kohavisioni, fuqizuar me mbështetjen e UN Women

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco