Rozhaja nderon diplomatin Shaban Murati me Çmimin e Lartë 'Ora e Maleve'

Rozhaja nderon diplomatin Shaban Murati me Çmimin e Lartë 'Ora e Maleve'

20:25, 08/12/2019

Në Manifestimin e njohur Tradicional Kulturor mbarëkombëtar "Ora e maleve" në Rozhajë, Mali i Zi, u zhvillua promovimi i librit "Bosnja: Një pikpamje nga Tirana" të autorit Shaban Murati, ku merrnin pjesë shkrimtarë, poetë, studjues, artistë, gazetarë, etj.nga të gjitha trevat shqiptare.

Fjalën e hapjes në këtë promovim e mbajti drejtori i këtij manifestimi z.Ali Daci, i cili theksoi vlerat e librit në shkallë kombëtare dhe rajonale.

Kryetari i Shoqatës "Kosova për Sanxhakun" z.Ismet Azizi foli për rëndësinë e kontributit të librit dhe të autorit në ndriçimin e të vërtetave dhe të drejtave të dy popujve për liri dhe për mesazhin e rëndësishëm të librit për miqësinë midis dy popujve.

Analizë të gjërë për librin paraqiti shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Çerçiz Loloçi.

Në fund, drejtori i Manifestimit Tradicional Kulturor, z.Ali Daci, i dorëzoi autorit Shaban Murati "Çmimin e Lartë "Ora e maleve", me këtë motivacion:

"Për kontribute të çmuara në diplomaci, histori, kulturë dhe studime, duke sjellë refleksione të çmuara në fushën e politikës dhe diplomacisë, në Ballkan dhe më gjërë".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco