Edhe Shqipëria bojkoton ceremoninë e Nobelit për Handken: 'Mbështeste kasapin e Ballkanit'

Edhe Shqipëria bojkoton ceremoninë e Nobelit për Handken: 'Mbështeste kasapin e Ballkanit'

16:21, 08/12/2019

Akademia e Shqipërisë në Suedi, ka njoftuar organizatorët e ceremonisë së Çmimit Nobel me anë të një letre se nuk do të marrë pjesë në këtë event.

Në këtë letër nga Ambasada thuhet se vendimi është marrë “si shenjë proteste kundër përkrahjes dhe mbështetjes së Peter Handkes për Sllobodan Millosheviqit, këtij kasapi të Ballkanit, i cili urdhëroi masakra të shumta gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë”.

“Ambasadori i Shqipërisë do të bojkotojë pjesëmarrjen në ceremoninë e dhënies së çmimit. Ai e ka marrë ketë vendim mbi të gjitha për të shprehur solidaritetin me vuajtjet e asaj kohe të vëllezërve shqiptarë në Kosovë, të cilët e pësuan tepër rëndë nga gjenocidi serb i Millosheviqit”, përcjell gazeta Koha.

Para disa ditësh një vendim të tillë e kishte marrë edhe Kosova, pikërisht për po të njëjtën arsye. 

Kosova madje i kishte bërë thirrje edhe Shqipërisë që ta bënte një gjë të tillë.

Akademia Suedeze që jep çmimin Nobel ka marrë kritika të ashpra nga shkrimtarë, publicistë e politikanë në lidhje me vendimin për t’i dhënë çmimin prestigjioz shkrimtarit kontrovers austriak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco