'Arti sjell art', bananja e shitur për 120,000 dollarë hahet nga artisti performues

'Arti sjell art', bananja e shitur për 120,000 dollarë hahet nga artisti performues

14:53, 08/12/2019

Krijimi i Maurizio Cattelan, i titulluar "Komedian", kjo vepër arti e bananes së ngjitur në mur, është menduar të "zëvendësohet sipas nevojës", tha një zëdhënëse e galerisë që prezantonte punimin.

Vepra e artit e cila bëri bujë para disa ditësh pasi u shit për 120,000 dollarë e përbërë nga një banane e ngjitur në mur, u konsumua dje nga një artist performues.

David Datuna postoi video nga veprimi i tij gastronomik, të cilin ai e shpalli një "performancë arti" që ai e titulloi "Artist i uritur".

@nbcnews.com / F.H, Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco