Më 2 dhjetor 1804, Napoleoni u vetëshpall perandor i Francës

Më 2 dhjetor 1804, Napoleoni u vetëshpall perandor i Francës

13:26, 02/12/2019

Ceremonia e kurorëzimit të Napoleonit ka hyrë në histori si një ndër më uniket dhe më solemnet.
Më 2 dhjetor 1804, në Katedralen e Notre-Dame në Paris, u bë kurorëzimi i dyfishtë solemn dhe historik, me të cilin Napoleon Bonaparte dhe gruaja e tij, Josephine e Beauharnais, u bënë perandorë të Francës. 

Ngjarja epike, mori një atmosferë interesante dhe gati mistike, pikërisht për shkak të vlerës së veçantë që vetë Napoleoni i atribuoi asaj. 

Kjo për faktin se në momentin e kurorëzimit Napoleoni ka rrëmbyer kurorën duke mos e lënë asnjë moment në duart e Papës dhe e ka vendosur vetë në kokë duke u vetëshpallur perandor.


Bazuar në atë që është dhënë nga kronistët e kohës, duket se edhe Papa Pius VII, i cili bekoi festën, kurrë nuk guxoi të prekte kurorën me duart e veta, duke imagjinuar se Napoleoni krenar mund t’ia rrëmbente nga duart për ta vendosur pastaj në kokë si edhe realisht ka ndodhur.

Kështu ndodhi, Napoleoni imponoi, zyrtarisht dhe legalisht në sytë e të gjithëve, hegjemonin e tij mbi kombin që ai tashmë kishte drejtuar për ca kohë.

Marrë nga: www.meteoweb.eu-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco