‘Anonymous Albania’ sulm kibernetik ndaj AKEP: Bllokuat ‘JOQ’, nuk ju falim, keni kohë 24 orë…

‘Anonymous Albania’ sulm kibernetik ndaj AKEP: Bllokuat ‘JOQ’, nuk ju falim, keni kohë 24 orë…

13:50, 01/12/2019

Grupi i hakerave, “Anonymous Albania”, ka sulmuar faqen e AKEP ditën e djeshme dhe ajo  nuk është më funksionale.

Në rrjetet sociale, ky grupim njofton se AKEP është bllokuar për shkak se ka zbatuar urdhërin e kryeministrit për të mbyllur portalin “Jeta Osh Qef”. “Anonymous Albania” paralajmëron sulme të tjera.

“Kompania Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) osht sulmuar nga Anonymous Albania. arsyeja osht se kjo kompani me urdherin e edi rames ka bllokuar domain joqalbania.com . i bejm thirrje AKEP-it te hap mbrenda 24 oreve locationin per ne shqiperi qe njerzit te ken access te “JOQ”, perndryshe “AnonymousAlbania ” do marr hapa te medha me sulme kibernetike deri ne bllokimin total te AKEP !
Ne Jemi Anonymous Albania
Ne Jemi ne Mbrojtie te Qytetareve
Ne Nuk Falim
Ne Nuk Harrojm
Na Prisni.”, shkruhet në njoftimin e tyre. 

Paraditen e sotme edhe kryeministri Rama foli për sulme kibernetike dhe kërkoi veprim nga ana e Sandër Lleshit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco